Ali Ahmeti gjatë bisedës me gazetarët e TV21 në shtëpinë e tij, është ndalur edhe në këndin e shumë komentuar kohë më parë ku shihej kabllo e zgjatur në matësin e rrymës elektrike.

Tha se është instaluar i njëjti nga EVN-ja dhe ashtu e ka mbajtur.

“Kjo është që është instaluar nga EVN-ja. Edhe kabllon e ka vendosur EVN-ja. Kontrollori është i rregullt”.

Ka folur edhe për shtëpinë e tij, e cila siç tha është ndërtuar në vitin 2003, kështu duke hedhur poshtë akuzat se pasurinë e patundshme në Zajaz të Kërçovës e ka arritur në sajë të politikës.