Kaltrina Krasniqi – Kandidatja për deputete nga AAK: Një histori e pashuar dhe një angazhim për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës
Kaltrina Krasniqi ka lindur në Prishtinë, në një familje atdhedashëse dhe të përkushtuar ndaj Kosovës. Ajo është ekonomiste e diplomuar dhe është e rritur në një familje që ka kontribuar pa u kursyer për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Historia e saj është një histori e dhimbshme, por edhe frymëzuese. Ajo rrjedh nga një familje që ka paguar një çmim të lartë për lirinë që sot e gëzojmë, një familje që ka kaluar përmes dhimbjes së humbjes dhe sakrificës, por që gjithmonë ka mbetur e qëndrueshme dhe e fuqishme për atdhenë.
Familja Krasniqi ka dhënë shumë për vendin, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës. Vellau dhe motra e Kaltrinës, Latif dhe Shqipe Krasniqi, ishin vetëm 18 dhe 16 vjeç kur u vranë në luftë, duke i lënë pas një dhimbje të thellë për të gjithë familjen dhe popullin shqiptar. Një tjetër humbje tragjike ishte ajo e babait të Kaltrinës, Neziri, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë luftës dhe sot ka ndërruar jetë. Por lufta nuk mbaroi këtu, pasi motra e Kaltrinës, Bukurie, mbijetoi nga një sulm barbar në fshatin Keqekoll, ku forcat serbe shkaktuan shumë viktima. Bukurie mbeti e plagosur rëndë, duke marrë 9 plaga nga granata, por ia doli të mbijetojë dhe sot gëzon lirinë e Kosovës, duke ndarë një histori të fuqishme dhe emocionuese të forcës dhe besimit.
Kaltrina, e cila tashmë është një grua e re, e angazhuar dhe me vlera të larta, ka vendosur të vazhdojë trashëgiminë e familjes së saj përmes angazhimit politik. Ajo është duke kandiduar për deputete në Kuvendin e Kosovës me numrin 102 nga Partia AAK, një mundësi për të sjellë një zë të fuqishëm dhe të pastër për ata që kanë dhënë gjithçka për lirinë e këtij vendi. Kaltrina nuk është vetëm një figurë e re, por një simbol i përpjekjeve të pashoqe të një kombi që ka paguar çmimin më të lartë për të arritur këtë liri.
Kaltrina është e përballur me bullizmin publik, ku shumë njerëz e kritikojnë dhe e etiketojnë si “barbie”, duke harruar të vlerësojnë sakrificat e familjes dhe jetën e saj të pasur me vlera dhe ndihmë për shoqërinë. Ajo është një grua e fortë, e mençur dhe e përkushtuar, e cila ka një mesazh të fuqishëm për rininë e Kosovës: “Liria që ne e gëzojmë sot është falë gjakut dhe kontributit të dëshmorëve, martirëve dhe veteranëve të UÇK-së. Kosova ka vuajtur shumë, dhe familja ime ka vuajtur këtë dhimbje në palcë. Por këto histori shpesh mbeten të pa thëna dhe të pa treguara. Është koha që ato të dëgjohen dhe të kuptohen.”
Me përvojën e saj dhe me vlerat që ka trashëguar nga familja, Kaltrina ka për qëllim të përfaqësojë ata që kanë kaluar periudha të vështira dhe që janë ende duke e përballuar pasojat e luftës, por gjithashtu të sjellë një të ardhme më të mirë për të rinjtë e Kosovës. Ajo beson në fuqinë e bashkimit, në mundësinë për të ecur përpara si komb, dhe në angazhimin për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.
Kaltrina është një kandidate i cili meriton besimin tuaj, pasi ajo përfaqëson një të kaluar të lavdishme dhe një të ardhme me shpresa dhe mundësi të mëdha për çdo qytetar të Kosovës. Votoni për Kaltrinën dhe mbështesni atë që ka dhënë shumë për lirinë dhe zhvillimin e Kosovës.
Voto Kaltrina Krasniqin numrin 102 AAK.