Kamionët me mallra serbe nuk po lejohen të hyjnë në Kosovë.
Ekipi i KOHËS që po qëndron në pikën kufitare në Merdar ka raportuar se kamionët me mallra serbe janë bllokuar dhe po qëndrojnë në pjesën e Serbisë.
Ndërkohë që kamionët me mallra me origjinë nga vendet e tjera janë lejuar të hyjnë.
Nga informacionet që ka siguruar KOHA janë afro 40 maune me mallra serbe në pjesën e Serbisë, që janë duke pritur për të hyrë në Kosovë.
Disa nga ta sipas informatave janë aty që nga orët e para të së enjtes e disa janë parë duke u kthyer mbrapsht.
Nenad Vasilieviq, shofer i një kamioni ka theskuar se ai ka gjashtë orë që po pret dhe nuk është lejuar që të hyjë brenda. Ai ka thënë se ka mallra nga Bullgaria, por nuk po lejohet të futen shkaku që se kamionin e ka me tabela të Serbisë.
Ai ka thane se dy kamionë janë kthyer por kanë qenë të zbraztë. I pyetur nëse do të vazhdojë të presë, ai ka thënë se duhet të presë ende.
Ekipi i KOHËS ka parë që në këtë pikë edhe një veturë me tabela të Serbisë është kthyer mbrapa. Sipas burimeve, ajo ka ndodhur si pasojë e mungesës së dokumenteve.
Por ka pasur edhe të tjera vetura me tabela të Serbisë që janë futur pas kontrolleve nga ana e zyrtarëve doganorë dhe policorë.
Një nga ta i ka thënë KOHËS se gjithçka ka shkuar mirë dhe se kishte vetëm kontrolle të detajuar.
