Sot (30.07.2025), rreth orës 08:00 në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Shkup – Tetovë, pas pikës pagesore Gllumovë, një person po shkakton zjarr. Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë gjetur R.Z. (59) nga fshati Arnakija, komuna e Sarajit, duke ndezur mbeturina dhe bar të thatë pranë një stalle me bagëti.
Ekipi i Brigadës për Mbrojtje nga Zjarri në Shkup e ka shuar zjarrin, ndërsa personi është ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
