Bilall Kasami nga VLEN në ClickPlus në TV21 tha se për momentin nuk ka mekanizëm për punësime – Balancuesin dhe se janë pezulluar të gjitha punësimet në administratë.
“Për momentin nuk ka balancues dhe për momentin janë pezulluar edhe punësimet për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Kasami.
I pyetur paraprakisht se si do ta zgjidhin problemin me balancuesin, ai tha se tashmë ka Ligj dhe se i njëjti do të kalojë në procedurë kuvendore shumë shpejtë.
“Ka draft-ligj i cili së shpejti do të futet në procedurë. Është përpiluar nga koalicioni VLEN, i cili komform Kushtetutës dhe organizimit të administratës, do të futet në procedurë të ndryshimeve dhe miratimit të të njëjtave”, njoftoi Kasami.
I pyetur se si e vlerëson raportin mes partnerëve të koalicionit, Kasami me përgjigje:
“Besoj se janë në rrugë të mbarë. Megjithatë është vlerësim i imi. Është çështja e orientimit të Qeverisë. Kur flasim për 20 vjet qeverisje të BDI, është se ajo i dha drejtim të gabuar të lëvizjes së çështjeve dhe ne kemi për synim ta ndalim këtë, por kjo është e vështirë”, tha Kasami.
