Komuna e Tetovës sërish ka shënuar një rezultat pozitiv sa i përket uljes së borxhit të komunës. Brenda një periudhe prej dy vitesh, borxhi nga mbi 14 milion sa ishte në vitin 2021, tanimë është ulur në 8 milionë euro.
Ky njoftim është bërë ng komuna e Tetovës përmes një postimi në rrjetet sociale. “Kështu qeverisim ne, pa shumë fjalë, me punë dhe përkushtim!”, theksoi kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Por nga ana tjetër, borxhi i lartë vijon edhe tek ndërmarrjet komunale, të cilët janë stërngarkuar gjatë qeverisjeve të kaluara të komuns së Tetovës. Borxhi total i Komunës së Tetovës bashkë edhe ndërmarjet kap vlerën rreth 20 milionë euro. Nga komuna theksojnë se ky borxh është rritur sidomos gjatë qeverisjes së ish-kryetares, Teuta Arifi. (INA)
