Katër punonjës arsimorë humbën jetën dhe katër persona janë lnduar në një sulm rus në një shkollë në qytetin Romni në verilindje të Ukrainës, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Ihor Klimenko.

Ai shtoi se ekipet e shpëtimit nga rrënojat kanë nxjerrë trupat e drejtorit të shkollës, zëvendësdrejtoreshës, sekretarit dhe bibliotekares.

“Katër vendas janë lënduar derisa kalonin pranë shkollës”, tha Klimenko.

Ai ndau edhe fotografi që tregojnë si të punësuar në Ndihmën e Shpejtë mbajnë trupa në barela. Administrata ushtarake rajonale tha se një dron i gjuajtur nga Rusia goditi shkollën në orën 10:05  sipas kohës lokale.

“Ndërtesa e shkollës u shkatërrua dhe kjo pikërisht para vitit shkollor, i cili për fat të keq për disa nuk do të fillojë kurrë”, ka shkruar ombudsmani ukrainas për të drejtat e njeriut Dmitro Lubinec në Telegram./koha.mk