Nëse verbëria fetare ka qenë arsye pse bashkëshorti i Shkurte Fejzës është goditur me veturë, atëherë punët i kemi skajshmërisht keq.
I bie se më të mençur dhe largpamës kemi qenë rreth 150 vjet më parë se ç’jemi sot.
Atëbotë Vaso Pasha ngrinte zërin “feja e shqiptarit asht shqiptaria”, kurse Naim Frashëri e nënvizonte “lëreni më nj’anë fenë të shikojmë mëmëdhenë”.
Kah ia kemi mësyrë kështu, mozomakeq!

Adriatik Kelmendi