Një ish i punësuar në Drejtorinë për të Ardhura Publike ka përfunduar në paraburgim për shkak se ka ndihmuar kompani të ndryshme të shtojnë TVSH-në në mënyrë fiktive, tregoi mbrëmë në Click Plus, drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska. Bëhet fjalë për 34 kompani të cilat me lidhjet e tyre dhe qëllimet kriminale, kanë dashur të dëmtojnë buxhetin e shtetit.
“Kjo ndodhi gjatë keqpërdorimit të një instituti si garantues tatimor të cilin e kemi si një akt nënligjor të brendshëm, në korniza të DAP, duke dashur të lehtësojmë punën e kompanive në marrëdhëniet e tyre afariste. Si duket dikush ka dashur të mashtrojë sistemin dhe ka menduar se do të arrijë të keqpërdorë të gjithë këtë. Ne e hoqëm atë garanci tatimore dhe tanimë nuk ka një mundësi të tillë”, tha Sanja Llukarevska – drejtoreshë e DAP.
Rreth 700 punëdhënës nuk i paguajnë pagesat e punëtorëve në kohë. Atyre u janë bllokuar xhirollogaritë. Për këtë, Llukarevska thotë se ato kompani do të publikohen me qëllim që t’i shohin të gjithë qytetarëve.
“700 kompani, nga fillimviti deri në fund, kanë mashtruar gjithë sistemin e deklaratave MPIN dhe për këtë qysh në fillim janë bllokuar. Ata fare nuk kanë dorëzuar MPIN deklaratë që të paguajnë pagat e punëtorëve të tyre. Do të vendosim rregullore të posaçme që të mundemi të gjithë punëdhënësit t’u publikojmë publikisht të cilët nuk kanë dhënë pagat e punëtorëve të tyre”, pohoi Sanja Llukarevska – drejtoreshë e DAP.
Llukarevska njofton se është formuar këshill nacional për luftë kundër ekonomisë gri me qëllim për të vendosur si do të veprojnë më tej. Nga janari e deri më 30 tetor janë kryer 3712 kontrolle.
