Qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe kryeministri Hristijan Mickoski nuk tregojnë interes për të rikthyer ish-kryeministrin Nikola Gruevski në vend, raportoi media hungareze Telex. Edhe pse qeveria e mëparshme e LSDM-së këmbënguli në ekstradimin e tij nga Hungaria, ku ai gëzon azil politik, kjo kërkesë tani ka skaduar dhe qeveria e re nuk e ka rinovuar atë deri më tani, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.