Këshilli Gjyqësore ka caktuar seancë për në mesnatë, ku në rend dite do të jetë marrja e imunitetit të gjykatësit Naqe Georgiev, transmeton TV21.

Gjykatësi Georgiev u arrestua nën dyshimin për mitmarrje të 10 mijë eurove, ndërkohë që kërkohet paraburgim për të.

Ai momentalisht gjendet në në stacionin policor në Kisella Vodë, ndërkaq bastisje po realizohen në disa lokalitete.

Kujtojmë se gjykatësi është privuar nga liria në vendin e ngjarjes gjatë kryerjes së veprës penale.

Ai dyshohet se ka premtuar masa lehtësuese në procedurën gjyqësore e cila udhëhiqet kundër ish kryetarit të Novo Sellës, Boro Stojçevit i cili është arrestuar herën e fundit për kontrabandim të marihuanës. 

Gjykatësi i arrestuar ka tërhequr vëmendjen e publikut vitin e kaluar, kur në Gjykatën Themelore Shkupi I u zgjodh biri i tij. Pas kësaj, Georgiev dha dorëheqje nga anëtari i Këshillit Gjyqësor./TV21