SMA Holding Sh.P.K. një kompani nga Kosova i tani po përgatitet të blejë “Studio Moderna” nga Shkupi, kompania që përfaqëson markat si “Dormeo”, “Delimano” dhe “Top Shop”, me një zinxhir dyqanesh në të gjithë vendin, përcjell INA.

SMA Holding tashmë zotëron tregjet “Viva Fresh”, dhe së fundmi bleu zinxhirin e shitjes me pakicë “Kit-Go”, një kompani nga Shtipi me rrjetin e marketeve në qytete tjera.

“Kompania e tregtisë dhe marketingut STUDIO MODERNA DOOEL Shkup është kompani që merret me tregti me pakicë përmes postës dhe internetit, e cila përfshin tregtimin me pakicë të produkteve shtëpiake (mobilje, dyshekë, jastëkë, shtroje, nëndyshekë, dyshekë), pajisje për ndriçim dhe të tjera, artikujt shtëpiak, produktet e përgatitjes së ushqimit dhe produktet e tjera të përmirësimit të jetës dhe pajisjet e pastrimit të shtëpive.

Tregtia konsiston në shitjen e produkteve të markave si Top Shop, Dormeo, Delimano, Volkmax dhe Velneo, nëpërmjet kanaleve të ndryshme të shitjes: televizion, internet, shitje me pakicë përmes dyqaneve, telemarketing. 

SMA Holding Sh.P.K. për blerjen e zinxhirit të marketeve Kit-Go kishte paguar 60 milionë euro. Nga fundi i majit të vitit të kaluar kjo kompani Kit-Go u shndërrua në Viva Fresh.(INA)