Erkan Arifi kryetari i komunës së Likovës në fb ka njoftuar se gjat ditës së djeshme komuna e Likovës ka realizuar debat publik për propozim buxheti për vitin 2024.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë:
Sonte realizuam debatin publik

Sonte në sallën e Komunës së Likovës të gjithë qytetarët, shoqëritë civile, shoqatat, organizatat jo qeveritare dhe të gjithë të interesuarit patën mundësinë të shprehnin publikisht qëndrimet, vërejtjet dhe propozimet e tyre në lidhje me propozim buxhetin për vitin 2024.

Takimi u mbajt sonte me datë 20 dhjetor 2023 (e mërkurë) me fillim nga ora 18:00 në Sallën e Këshillit komunal.

Faleminderit të gjithve për prezencën.