Komuna e Sarajit do ti bashkangjitet iniciativës Generalka Weekend – 2025
Në edicionin e 5-të të iniciativës për një mjedis më të pastër dhe të ardhme më të gjelbër, Generalka Weekend, komuna e Sarajit do të mer pjesë aktive në këtë iniciativë me 9 Maj (E Premte) gjatë periudhës 10:00-12:00.
Ngjarja do të filloj nga ora 10:00 para objektit të komunës, ku si lokacion kryesor do të jetë Kanjoni i Matkës, ndërsa aksioni do të shtrihet në gjithë shkollat fillore dhe shkollën e mesme në teritorin e komunës tonë. Në bashkëpunim me udhëheqësit e shkollave përkatëse, stafi edukativo arsimor dhe nxënësit do të marrën pjesë në pastrimin e oborreve të tyre dhe përreth.
Njëkohësisht, ftojm të gjithë qytetarët e Sarajit të na bashkangjiten në këtë iniciativë dhe sëbashku të pastrojm komunën tonë.