????????????????????????????????????

Komuna e Sarajit me hapa konkret drejt zgjidhjes së problemit me qentë e pastrehë

Pas miratimit të Programës vjetore për kontrollin e popullimit të qenve të pastrehë në territorin e Komunës së Sarajit në vitin 2024 – 2025, të miratuar në mbledhjene 25-të Këshillit të Komunës, ku si aktivitete kryesore parashihen:

  • kapja e qenve,
  • transporti për në strehë,
  • pranimi dhe ekzaminimi nga një mjek i mjekësisë veterinare,
  • ekzaminimi laboratorik i sëmundjeve infektive në përputhje me rregulloret në fushën e legjislacionit veterinar, duke përfshirë ekzaminimin e sëmundjes së leishmaniozës,
  • trajtimi mjekësor veterinar i qenve, ovariohisterektomia dhe orkiektomia,
  • akomodimi dhe kujdesi pas operacionit,
  • vaksinimi dhe dehelmentacioni dhe nëse është e nevojshme trajtimi,
  • shënimi me mikroçip,
  • kthimi i qenve të kapur në zonën e kapjes së tyre ose rikthimi i qenve,
  • eutanazia e qenve në përputhje me rregulloret në fushën e shëndetit veterinar,
  • edukimi dhe ndërgjegjësimi i popullatës.

Komuna e Sarajit realizoi procedurën e prokurimit publik dhe më datë 25.07.2024 nënshkroi Kontratë (njëvjeçare) me SHPTSH ,,Amsa-Vet,,-Shkup, me të cilën parashihen kushtet dhe mënyra e trajtimit të qenëve të pastrehë, me theks të veçantë dorëzimi i raportit mujorë për aktivitetet e realizuara në teren.

Në bazë të programës dhe kontratës në fjalë, Komuna e Sarajit autorizon personin për kontakt me qytetarët për lajmërimin e rasteve të paraqitjes së qenve të pastrehë në lokacione të caktuara.

Person për kontakt, Avdil Kamberi
Kont.tel. 076/345-186
Email: avdil.kamberi@saraj.gov.mk, ose në adresën zyrtare të Komunës së Sarajit; info@saraj.gov.mk