INFORMIM PËR OPINIONIN

Pas shumë lajmeve të shpërndara nëpër mediume, ne si Komunë e pamë të arsyeshme të dalim me sqarim për opinionin, për të parandaluar dezinformimin e mëtejshëm të qytetarëve!

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale në takimin e mbajtur me datë 31 korrik 2024 me kryetarët e Komunave të Shkupit, kërkoi nga ata që të paraqesin projektet e tyre prioritare për finansim.

Në këtë drejtim Komuna e Sarajit ka paraqitur projektin për rikonstruimie e rrugës në vendbanimin Llaskarcë dhe si rrjedhojë Komuna i ndoqi të gjithë hapat e paraparë deri tek kompletimi i dokumentacionit teknik.

Mirëpo , më pas Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapsinor që nga 14 korriku 2024 nuk dha pëlqim për kushtet për Planifikim dhe kjo paraqiti pengesë për mosfinansimin e projektit të Llaskarcës.

Për të njetjën qështje, Komuna dorëzoi dy urgjenca deri tek Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikim hapsinor, e para me datë 16.08.2024 dhe urgjenca e dytë u dorëzua me datë 08.10.2024, si dhe njoftim deri tek Ministria e pushtetit lokal se realizimin e këtij projekti e pengon Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor.

Në afat të aplikimit, përveq këtij projekti, komuna jonë aplikoi edhe
me projektin për rikonstruimin e rrugës nga Sfillarja e Poshtme deri në Sfillare të Epërme, me bashkëfinansim për fazën dy dhe tre, për të cilën dokumentacioni teknik është i kompletuar dhe ka leje ndertimi.