Gjatë ditës së sotme në komunën e Sarajit është mbajtur mbledhje e këshillit komunal, nga ku kryetari z.Blerim Bexheti në fb ka ndarë një informacion të rëndësishëm për banorët e kësaj komune.
94% Rritje nga të hyrat tatimore në komunën e Sarajit
Sot në mbledhjen e 22-të të këshillit komunal u miratua kuartali i fundit për vitin 2023, ku Komuna e Sarajit ka shënuar rritje prej 94% në të hyrat tatimore.
Në krahasim me vitin 2022, diferenca e të hyrave tatimore është në rritje prej 29.842.573 denarë, gjë që do të mundësoj realizimin e projekteve të financuara me mjete vetanake.
