,,Gratë e forta janë të pavarura”
Këto janë cilësitë e një gruaje të fortë, po e nisë me këtë moto pasi besojë që gratë janë me një potencial të jashtëzakoneshëm për të kryer detyra të ndryshme.
Si këshilltare e qytetit te Shkupit, vlerësoj shumë që komuna e Sarajit po dëshmon që po përkrahë gratë duke i emëruar si drejtoresha në shkollat fillore, institucione jashtëzakonisht të vlefshme nga ku dhe rrjedh krijimi dhe edukimi i një shoqërie.

Ky është një hap shumë i mirë dhe vlerësues për komunen e Sarajit po ngrit gratë në aspektin profesonal dhe udhëheqës.

Sot shoh që qenka emëruar edhe një grua drejtoreshë ne Shkollën fillore”Dituria ‘’ një shkollë ku kam ndjekuar hapat e para të shkollimit dhe edukimit tim , nga ku dhe ka nisur fomimi i edukimit dhe personalitetit tim, që jam faleminderuese e pa fund e arsimtrarëve që kanë qenë të përkryer.

Shpresoj që gratë të vlerësohen dhe të vazhdojnë vlerësimet e këtilla sepse gratë janë pasqyra që simbolizon punën perkushtimin për një shoqëri të mirë.

https://www.facebook.com/share/p/1Ed23DaVz3/?mibextid=QwDbR1