Njoftim për qytetarët – Rregulla për menaxhimin e mbetjeve me rastin e Kurban Bajramit
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Komuna uron të gjithë qytetarët për një festë të gëzueshme, të mbushur me paqe dhe harmoni në familjet tuaja.
📢 Lusim të gjithë banorët që, me rastin e therjes së kurbanëve, mbetjet organike t’i hedhin vetëm në kontejnerët e vendosur në parkingun e Liqenit të Treskës.
🚯 Hedhja e mbetjeve në hapësira publike përbën rrezik të madh për shëndetin publik, krijon erë të keqe dhe ndot mjedisin.
⚠️ Inspektoriati komunal do të jetë në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërmarrë masa konkrete ndaj shkelësve të këtij rregulli, me qëllim ruajtjen e pastërtisë dhe rendit publik.
Respektimi i këtij njoftimi është në të mirën e përbashkët të të gjithëve.
