Policët nga SVR Shkup – Njësiti për Trafikim të Kundërligjshëm, dje pas marrjes së informacioneve operative paraprake dhe urdhër bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë bastisur shtëpinë e I.K. (31) në Volkovë të Shkupit, ku u gjet marihuanë, një peshore digjitale dhe një fishek.

Sipas MPB-së, personi është privuar nga liria dhe është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të bëhet kallëzim penal përkatës me procedurë të shpejtë./koha.mk