Koordinatori i Frontit Europian takon përfaqësuesit e ODIHR dhe OSBE: Diskutim për mbikëqyrjen e reformës zgjedhore

Sot, në cilësinë e koordinatorit të grupit parlamentar të Frontit Europian, u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të ODIHR-it të OSBE-së, znj. Ksenija Dushacina dhe z. Ranko Vukeviq, dhe përfaqësuesve të këtij grupi parlamentar.

Në fokus të takimit ishte domosdoshmëria e përfshirjes së ODIHR dhe OSBE-së në procesin e mbikëqyrjes së ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, si dhe nevoja për përshtatjen e këtyre reformave me standardet demokratike ndërkombëtare.

Koordinatori theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi të ngushtë me organizatat ndërkombëtare, për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe të besueshëm për të gjithë qytetarët e vendit.