Në fshatin Kopanice tè Komunes se Sarajit, po vazhdojnë punët ndèrtimore për kanalizimin e ujerave të zeza, të cilat sot doli për ti mbikëqyrur kreu i Sarajit Blerim Bexheti. Tregoi se investimi kap vleren e 90 milione denarëve dhe është investim i nevojshëm për banorët e këtij fshati.

“Sot jam këtu në vendbanimin Kopanicë që të bëjmë mbikqyrjen e punimeve për kanalizimin fekal që është në gjatësi prej 13 kilometra. Sipas projektit vlera e investimit është afer 90 milione denarë, do të ketë diku 500 puseta dhe mendoj se me këtë kryhet një projekt shum i rendesishëm, shum i nevojshëm për banorët e Kopanices.”-deklaroi Blerim Bexheti, Kryetar i Komunes së Sarajit.