Kryeministri Kovaçevski e di se kush ka kryer krime në Onkologji, por autorët janë të fshehur nga publiku dhe MPB-ja nuk bën kallëzime penale. Ai vetë ka pranuar se e di se kush ka marrë pjesë në krimin me citostatikë dhe terapi të tjera në klinikën e onkologjisë, kur dje në një konferencë për media tha se krimi atje ishte multikulturor, multietnik dhe shumëpartiak.
Për t’iu dhënë një kualifikim të tillë autorëve, Kovaçevski duhet të dijë se cilët janë kriminelët e Onjologjisë dhe e di se ata i përkasin grupeve dhe partive të ndryshme etnike dhe fetare. Përse, nëse ai e di se cilët janë autorët e veprimeve për të cilat është i bindur se janë krim, pse të njëjtët nuk janë ende në paraburgim dhe nuk kanë marrë kallëzim penal nga MPB-ja, për momentin është e paqartë. Kovaçevski në deklaratën e tij thotë “nga ajo që di unë”, që tregon se ai ka detaje nga hetimi dhe i njeh të dyshuarit.
Me këtë deklaratë të Kovaçevskit, me të cilën praktikisht pranon se i njeh autorët, shtohet dyshimi tek qytetarët se pushteti po tenton t’i fshehë apo t’u japë kohë autorëve të krimit që të fshehin gjurmët apo edhe të ikin nga drejtësia. Deklarata e Kovaçevskit në të cilën ai pranoi se e dinte se cilët ishin autorët, hapi shumë dyshime për rastin në këtë tekst.
