Anija akullthyese e Gjergj Lucës mban emrin “Open Balkan”: I ka rënë dy herë rrotull botës!

Quhet “Open Balkan” dhe në të valëvitet flamuri shqiptar. Bëhet fjalë për një nga anijet më të mirë të kontinentit e që e zotëron biznesmeni i njohur shqiptar Gjergj Luca.

Në një intervistë për Blendi Fevziun në “Opinion”,  nga Porti i Durrësit, ai tregon se kjo anije e prodhuar në Norvegji i ka rënë dy herë rreth e qark rruzullit tokësor plot me shkencëtarë brenda.

-Si quhet anija?

Gjergj Luca: Anija është “Open Balkan”. Kjo është anije research, anije kërkimesh.

-Sa metra?

Gjergj Luca: Rreth 50 metra, është një nga anijet lider në të gjithë Evropën dhe është marrë nga Norvegjia. Është një anije që i ka rënë dy herë rruzullit tokësor me shkencëtarë. Ka qenë një nga anijet krenari të Norvegjisë.

-Dy herë i ka rënë rrotull botës?!

Gjergj Luca: Po, po. Është dhe anije, edhe akullthyese. Çan akullin dhe lundron…Peshon rreth 700 ton, merret me të gjitha kërkimet shkencore të fundit të detit, të të gjithë oqeaneve. Është pjesë jo vetëm e flotës time, por edhe krenari e shqiptarëve dhe Mesdheut. Kam shumë kërkesa prej Italisë e Francës që duan ta marrin.

La anijen franceze për “Open Balkan”, kapiteni: Shqipëria, vendi më i sigurt që kam parë

Alain Rico, kapiteni i anijes “Open Balkan” nuk është penduar aspak që la anijen e certefikuar franceze për të drejtuar atë shqiptare. Në një intervistë për Blendi Fevziun në “Opinion” ai thotë se ka filluar të punojë në marinë që në moshën 14 vjeçare dhe i cilësoi brigjet shqiptare si më të sigurtat në botë.

Alain Rico: Kjo është anija më e mirë që unë kam qenë në jetën time.

Gjergj Luca: Edhe më e bukura është se zotëria ka pasur anijen e certefikuar të Francës.

Blendi Fevziu: Në 2009-ën ka ardhur në Shëngjin të peshkojë. Nga Franca në Shëngjin! Thotë që prej 2007-ës që ka ardhur, ky është vendi më i sigurt në botë që ka parë ndonjëherë, se peshkatarët dhe marinarët lëvizin shumë nëpër botë.

Alain Rico: Është më shumë sesa i sigurt!

Fevziu shkëmbeu dhe disa batuta me kapitenin, duke e pyetur se si mund të drejtojë timonin e një anijeje. Alain u përgjigj duke qeshur: Duhet të shkosh në shkollë. Shkollën e jetës!

“Krudo s’duhet përdorur pa kaluar në…”, thirrja publike e Gjergj Lucës: Krijon probleme të tmerrshme

Pjesa e parë në emisionin “Opinion”, ka të bëjë me eksplorimin e anijes “Mosby”.  Në fakt, tani që anija është nën zotërimin e biznesmenit të njohur shqiptar, Gjergj Luca, emri i saj ka ndryshuar dhe quhet “Open Balkan”.

Në një intervistë me Blendi Fevziun, Luca tregon një pjesë të anijes që është shumë e rëndësishme: laboratori. Kjo pjesë shërben për të kontrolluar të gjitha problemet brenda peshkut. E meqë ndodhej në këtë pikë, biznesmeni mori shkas për të sensibilizuar njerëzit, në lidhje me përdorimin e peshkut krudo.

Ai iu bënë thirrje të gjithëve që mos ta përdorin peshkun krudo pa kaluar më parë në abatidor, pasi krijon probleme të tmerrshme që mund të shfaqen pas 4-5 vjetëve.

Gjergj Luca: Laboratori shërben për të kontrolluar të gjithë problemet brenda të peshkut. Dhe meqenëse jemi tek kjo pikë, peshku krudo që hanë restorantet, shumicat kush janë restorante të forta, të lutem duhet të sensibilizohen.

Blendi Fevziu: Mos ta hanë peshkun krudo ë?

Gjergj Luca: Peshku krudo pa kaluar në abatidor krijon probleme të tmerrshme që ti jep edhe pas 4-5 vjetëve. Dhe ju duhet të bëni një thirrje publike, një thirrje publike mos të përdoret peshku krudo pa kaluar në abatidor. Alisakesi është i tmerrshëm dhe nuk ia jep të gjithëve sigurisht.

Blendi Fevziu: Prandaj kini kujdes me krudot.

Blendi Fevziu merr timonin e “Open Balkan”, bëhet kapiten i anijes së Gjergj Lucës

Krenaria e Norvegjisë tashmë mban flamurin shqiptar. Gjergj Luca e ka bërë pjesë të flotës së tij anijen eksploruese ndër më të rrallat në botë dhe i ka vënë një emër të veçantë “Open Balkan”.

Gazetari dhe moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ishte në këtë anije ku mësoi me detaje se si funksionon ajo. Dhe në fund nuk mund të mungonte që ai të drejtonte anijen.

Ishte kapiteni Alain Rico që i tregoi çdo lëvizje. Madje Fevziu foli edhe me Kapitenerinë e Durrësit.

Blendi Fevziu: Kapiteneria Durrës më dëgjon? “Open Balkan” flet.

Kapiteneria Durrës: Po “Open Balkan” të dëgjoj.

Blendi Fevziu: Kapiteneria Durrës po dalim për një udhëtim në det.

Kapiteneria Durrës: Do dilni tek Gjiri i Durrësit?

Blendi Fevziu: Besoj tek gjiri i Durrësit. Kapiten Aleni duhet ta shpjegojë këtu se kapiten Blendi nuk e di. Po apo jo?

Kapiteneria Durrës: Sa persona jeni në bord?

Blendi Fevziu: 12 persona. Presim konfirmimin.

Kapiteneria Durrës: Po “Open Balkan” mund të vazhdosh.

Blendi Fevziu: Kapiteneria faleminderit.

Dhe nga ky moment anija filloi të lëvizë.  Nuk munduan as batutat me kapitenin Rico.

Alain Rico: Je kapiten tani.

Blendi Fevziu: Pra mund të vazhdoj?

Alain Rico: Unë po zbres.

Blendi Fevziu: Ah ti do zbresësh? Do të të zëvendësoj.

Blendi Fevziu: Tani je ti kapiteni.

Blendi Fevziu: Jo, jo. Kapiteni i “Open Balkan” është Edi Rama me Vuçiç.

Fevziu kujtoi edhe momente nga filmi “Duel i heshtur” i Ndrek Lucës, aktorit të madh shqiptar, babait të Gjergj Lucës.

Blendi Fevziu: O Luce si thoshte Ndreka? Me gjithë motorët përpara.

Gjergj Luca: Ja ku e ke kapter Rahmiun se ma kanë vënë këtu surprizë. Kapter Rahmiun.