Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, edhe sot ishte në terren në Çair, ku ndjek ndërtimet pa leje të, siç thotë ajo, “princeshës së ndërtimeve pa leje” Visar Ganiu.
“Visar, kriminel, askush nuk e bën këtë që po e bën ti, prandaj po kërcënon. Një dokument e dorëzon në Qytetin e Shkupit, një tjetër në Kadastër, falsifikon dokumente – prandaj po kërcënon. Prandaj t’i djegin veturat, sepse Qyteti i Shkupit të pengoi të legalizosh ndërtime pa leje. Në 3 vitet e fundit Ganiut ia kemi ndaluar 150 legalizime! Kështu si bën Ganiu nuk e bën asnjë komunë tjetër nga 10 komunat që janë në Qytetin e Shkupit. As Aerodromi, Gazibaba, Saraji, Gjorçe etj..”/populli.mk
