Muhamer Pajaziti 

Njëri kryeministër, i njohur si tregtari, e fitoi milionin e parë duke shitur shalqinjë dhe domate dhe u dashurua me një vajzë të re!?

Tjetri vodhi miliona, mori nënshtetësinë bullgare, shëtiti gjithë botën dhe filloi të merret me poezi.

Një nga politikanët e lartë, duke shitur pjesë të armatimeve bëri miliona dhe sot jeton si profesor i nderuar!

Njëri i privatizoi të gjitha fabrikat, i shkatërroi dhe në fund i blenë miqtë e tij me çmime qesharake!

E tjetri, erdhi si një boksier me brekë të shqyera, u bë milioner dhe në fund iku si azilantë!

Të gjitha këta krerë shtetëror maqedon e kanë drejtuar shtetin, e kanë vjedhur shtetin dhe asnjëri nuk është dënuar. Veprat e tyre janë vjetërsuar, janë fshehur nëpër sirtarë, e çfarë nuk ka ndodhur…