Me rastin e festave të fundvitit kryetari i komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti gjatë ditës së sotme ka bërë shpërndarjen e pakove për fëmijë në çerdhen “Filizi” – Saraj.

Në profilin e tij zyrtar z.Bexheti ka shkruar:

Me rastin e festave të fundvitit sot ishte kënaqësi të vizitojmë Çerdhën Filizi në Saraj, ku përcjellëm nga afër programin më këngë dhe valle, që kishin përgaditur fëmijët dhe stafi i kësaj çerdhe.