Me rastin e 22 vjetorit nga Marrëveshja e Ohrit edhe kryetari i Komunës së Sarajit z.Blerim
Bexheti ka uruar shqiptarët e Maqedonisë në një postim në profilin e tij zyrtar në fb.
Marrëveshja e Ohrit është pasuri shtetërore që riktheu dinjitetin e shqiptarëve në këtë vend dhe është model i përkryer për integrimin e komuniteteve në një shtet ndëretnik, që gjithashtu ka rol të rëndësishëm edhe në rrugëtimin e vendit tonë drejt NATO dhe Bashkimit Europian.
Urime të gjithë qytetarëve përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Ka shkruar Ai.
