Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti në profilin e tij zyrtar informon se sot ka vizituar hapësirat e Univerzitetit Ballkanik me mundësi për bashkëpunim mes Komunës së Sarajit dhe International Balkan University.
Postimi i plotë:
Sot bashkë më zv.Rektorin Prof. Dr. Mevludin Ibish vizituam hapësirat e Universitetit Ballkanik, ku i shikuam nga afer kushtet bashkëkohore që i ofron ky universitet për të ndjekur pogramet studimore.
Gjithashtu gjatë vizitës me zv. Rektorin diskutuam për mundësitë që të nënshkruajmë një marëveshje bashkëpunimi mes Komunës së Sarajit dhe International Balkan University, me çka komuna jonë do të fiton dhjetë bursa të cilat do t’ju ndahen dhjetë nxënësve më të mirë të cilët do të kenë mundësi të vazhdojnë studimet falas në Universitetin “International Ballkan University”.
“International Balkan University” është themeluar në vitin 2006, ndërsa me punë ka filluar në vitin akademik 2007-2008, ku janë të përfshirë tetë fakultete me më shume se 40 programe studimore.




