Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Voislav Sheshel, vlerësoi zgjedhjen e presidentes së re të Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova.
Më pëlqen presidentja e re që e di punën e saj. Ajo është kolegia ime në të drejtën kushtetuese dhe vepron drejt. Pres që qeveria e re të jetë ndryshe, patriotike, sepse nëse është patriotike ndaj Maqedonisë, sigurisht që do të jetë vëllazërore dhe patriotike ndaj Serbisë – tha Sheshel në emisionin “Hit Tweet”.
Fjala vjen, Siljanovska Davkova përdori emrin “Maqedoni” pa “Veri” në betim, gjë që zemëroi grekët të cilët kërcënojnë se nëse vendi nuk respekton Marrëveshjen e Prespës, do të pasojnë bllokada.
