Kryetari i Komunës së Sarajit z. Ilas Veseli, vizitoi sot familjen Ferati në fshatin Bojanë. Ky takim i veçantë ishte pjesë e zbatimit të Programës vjetore për mbrojtje sociale dhe mbrojtjene fëmijëve, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Sarajit.
Me këtë rast, Kryetari Veseli ndau një vaucer për banorin më të ri të komunës, të lindur në orët e para të vitit 2025, duke shprehur dhe ndarë gëzimin me familjen Ferati, me ç’rast nënvizoi që ky akt paraqet një moment të rëndësishëm, që tregon angazhimin e Komunës së Sarajit për të siguruar mbështetje për familjet dhe fëmijët e lindur, me shpresë që një ditë po ata do të jenë banorët më të denjë të komunës tonë, me të cilët ne bashkarisht do të krenohemi.
Gjithashtu, apelojmë të gjithë prindërit që do të sjellin në jetë fëmijë gjatë vitit 2025, të parashtrojnë kërkesë pranë Komunës së Sarajit për mbështetje të njëherëshme financiare.
Ky është vetëm fillimi, vazhdojmë me projekte dhe risi gjithnjë në funksion të avancimit të vlerave tona të përbashkëta. Urime dhe njëherë për familjen Ferati dhe gjithë familjet që Zoti i madhërishëm do t’i begatojë me dhuratën më të çmuar gjatë vitit 2025.