Zv.Ministrja e Transportit viziton Komunën e Likovës – Diskutohet për projektet nga kredia hungareze
Likovë, 5 maj – Kryetari i Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, priti sot në zyrën e tij për vizitë zëvendësministren e Transportit, me të cilën u zhvillua një takim pune ku u diskutuan tema të rëndësishme për zhvillimin infrastrukturor të komunës.
Ndër çështjet kryesore të trajtuara ishte edhe aplikimi i Komunës së Likovës në kuadër të shpalljes së fundit për projekte nga kredia hungareze, e cila realizohet përmes Qeverisë. Kryetari Arifi njoftoi se Komuna ka dorëzuar me sukses dhe brenda afateve të gjitha dokumentet teknike të nevojshme për aplikimin.
Kryetari Arifi falënderoi zv.ministren për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm me institucionet qendrore për realizimin e projekteve që përmirësojnë jetën e qytetarëve të Likovës.
https://www.facebook.com/share/p/1UugCK3dLR/?mibextid=wwXIfr