Kryetari z. Ilas Veseli sot në hapësirat e komunës takoi Oficeren nga OSBE-ja për Monitorim në Shkup, znj. Nestani Kapanadze.

Takimi ishte me karakter informativ, ku gjatë diskutimeve përfaqësuesit e OSBE-së u njoftuan për vazhdimin e projekteve me prioritet të cilat kanë filluar nga kryetari paraprak, si dhe për projekte të reja të cilat kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës në komunën tone.

Ne si komunë vazhdojmë të qëndrojmë të hapur për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar.