Qyteti i Shkupit ka filluar një tjetër projekt që do të kontribuojë në zhvillimin dhe rregullimin e barabartë të hapësirave publike të qytetit.

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot ka inspektuar fillimin e punimeve ndërtimore për rikonstruksionin e rrugës “Slavejko Arsov”.

Me këtë projekt do të rikonstruktohet rruga me sipërfaqe prej 4700 metra katrorë, do të vendosen bordurat dhe do të nivelohen 38 puseta. Punimet në terren kryhen nga ndërmarrja publike e qytetit NP Rrugë dhe Rrugica – Shkup.