Me rastin e “30 vjetorit të rënies së Dëshmoeit Halil Latifi” Komuna e Sarajit ditën e djeshme ka organizuar një sërë aktivitetesh për të kujtuar dhe nderuar jetën dhe veprën e Dëshmorit Halil Latifi, duke filluar me Tryezë Shkencore e cila u realizua në hapsirat e komunës së Sarajit me profesor univerzitar, historian dhe bashkveprimtar të Halilit, më pastaj u bënë homazhe pran bustit të Dëshmorit dhe pas asaj u shpalos edhe pllaka e rrugës të cilën do të mbajë emrin e “Halil Latifit”.
Aktivitetet nuk përfunduan me kaq, komuna e Sarajit ka organizuar edhe Akademi Përkujtimore që u mbajt tek Teatri Shqiptar në Shkup, të pranishëm ishin edhe personalitete të larta të kauzës Kombëtare si Fazli Veliu kryetar i ShVL UÇK, Ali Ahmeti kryetar i BDI-së, Blerim Bexheti kryetar i komunës së Sarajit njëherit edhe organizatori kryesor, bashkveprimtarë dhe shokë të kauzës kombëtare të Halil Latifit.