Komuna e Kumanovës tashmë ka një doktor të ri në Shkencat Kompjuterike.

Arbnor Rushiti ka përfunduar me sukses studimet e doktoratës në fushën e Shkencave Kompjuterike, duke fituar titullin prestigjioz Doktor Shkence, raporton Open-TV.

Postimi i tij:
𝐃𝐎𝐊𝐓𝐎𝐑 𝐈 𝐒𝐇𝐊𝐄𝐍𝐂𝐀𝐕𝐄 𝐊𝐎𝐌𝐏𝐉𝐔𝐓𝐄𝐑𝐈𝐊𝐄 ✅

Sot përmbylla një kapitull të rëndësishëm, pranë Universitetit të Europës Juglindore mbrojta doktoraturën në Shkencat Kompjuterike!
Një rrugëtim me sfida, netë pa gjumë dhe shumë përkushtim, por mbi të gjitha, me një arritje personale dhe profesionale.
Faleminderit familjes, mentorit dhe të gjithë atyre që më qëndruan pranë në këtë udhëtim!
Ky nuk është fundi, por një fillim i ri! 🎓💻