Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka thënë se një polic i Kosovës i cili ka qenë i angazhuar në veri në periudhën e fundit është paguar 2 mijë deri në 3 mijë euro, kjo sipas tij për shkak të orarit të zgjatur, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një postimi në Facebook, Azemi ka shkruar se thënë se policisë mbase nuk ja kanë plotësuar 100% kërkesën për paga, por sipas tij më e rëndësishme është që atyre i është rikthyer dinjiteti.
“Policisë mbase s’ja kemi plotësu 100% kërkesën për pagë. Sot secili polic është simbol i mbrojtjës së Republikës. P.S sa për info shumica që ka qenë të angazhuar në veri në periudhën e fundit paguhen mbi 2000 e në raste deri në 3000 euro kjo sidomos për shkak të orarit të zgjatur“, ka shkruar ai në Facebook.
Por, deputetët, aktivistët dhe militantët e Lëvizjes Vetëvendosje, nw krye me drejtuesin e saj Albin Kurti e kanë harruar faktin që për 13 vite kanë sulmuar institucione e shtetit e madje duke rrahur e sulmuar shumë policë të Policisë së Kosovës, e disa prej tyre edhe sot kanë probleme shëndetësore.
Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës, ka propozuar një rezolutë që të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.
Përmes kësaj rezolute, PDK-ja kërkon që 15 ditë miratimin e saj në Kuvendin e Republikë së Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë.
Kuvendi i Kosovës, gjatë seancës së djeshme dështoi të hidhte në votim një projektrezolutë që kërkon mbështetje urgjente financiare për Policinë e Kosovë, për shkak të mungesës së kuorumit.
Votimi për këtë projektrezolutë u shty për ndonjë seancë tjetër.
Në seancën e jashtëzakonshme të 19 tetorit nuk morën pjesë deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Seanca e jashtëzakonshme u thirr nga partitë opozitare. Edhe një tjetër seancë për këtë çështje ishte thirrur më 12 tetor, por edhe ajo dështoi të mbahej në mungesë të kuorumit, pasi deputetët e LVV-së e bojkotuan atë.
Gjatë seancës, deputeti nga subjekti opozitar Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, tha se Policia e Kosovës është duke punuar në kushte të rënda dhe kjo sipas tij nuk duhet lejuar.
“Nga hyrja në fuqi, më 5 shkurt 2023, e Ligjit për paga në sektorin publik, zyrtarëve policorë u është ndalur shtesa e rrezikshmërisë, shtesë të cilën policët e Kosovës e kanë marrë gjithmonë në të kaluarën. Ky është një vendim i padrejtë, pasi ndikon drejtpërdrejtë në mirëqenien e tyre dhe të familjeve, por edhe në vullnetin dhe motivin përballë punës së përditshme sfiduese. Shuma totale vjetore e shtesave që kanë marrë policët e Kosovës ka qenë 16 milionë euro, ose 1.3 milion euro në muaj”, tha ai.
Pagat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nisin nga 210 euro në muaj për kadetët policorë, e deri në mbi 1.500 euro në muaj për drejtorin e përgjithshëm.
Në bazë të Ligjit, pagat për zyrtarë të policisë janë rritur nga 20 deri në 60 euro. Këtë rritje policia e ka quajtur minimale./gazetametro.net
