Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, edhe një herë i është drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që të takohen për krijimin e koalicionit të ri qeverisës.
Në letrën e tretë me radhë të Kurtit drejtuar Abdixhikut, kryeministri në detyrë i thotë kreut të LDK-së se VV-ja nuk është e interesuar të bashkëpunojë me PDK-në.
“LVV nuk është e interesuar për koalicion me PDK”, thotë Kurti në letrën e tij, ku përpos që i lutet LDK-së, edhe i hedh disa ‘kunja’.
Në këtë ftesë të tretë, pasi dy të parat u refuzuan nga LDK-ja, Kurti i thotë Abdixhikut se nuk ka problem me të, por me disa figura të tjera të LDK-së dikur.
Nuk pritet që të ketë ndonjë ndryshim të madh qëndrimi nga LDK-ja, por ende nuk ka ndonjë përgjigje publike nga lidershipi i saj./gazetametro.net

