Kush do të ulet në karrigen e nxehtë të Autoritetit të Policisë Financiare? Pas skandalit të madh që shpërtheu mes ish-prokurores Vilma Ruskoska dhe drejtorit të atëhershëm të policisë financiare, Arafat Muaremi, i cili nuk është më në krye të institucionit që nga mesi i gushtit, Qeveria këto ditë ka publikuar një njoftim ku tregon se do të të emërojë një drejtor të administratës, përcjell INA.
Sipas asaj që është publikuar në faqen e tyre, kërkohet që drejtori i ardhshëm të jetë shtetas i Maqedonisë, të mos ketë ndalesë për ushtrimin e veprimtarisë, të ketë arsim të lartë, si dhe certifikata zyrtare për njohjen e gjuhës angleze.
Kreu i ardhshëm i policisë financiare do t’i përgjigjet Qeverisë dhe ministrit të Financave, ndërsa Qeveria në njoftim ka parashikuar se kandidatët kanë vetëm pesë ditë kohë për të dorëzuar dokumentet në arkivin e tyre. Më shumë detaje për ata që janë gati të aplikojnë për shpalljen deri më 6 tetor, mund të gjenden në faqen e qeverisë.
Pas largimit të Muaremit, në karrigen e drejtorit përkohësisht u emërua Goran Ivanov, i cili në periudhën e kaluar kishte takime të shpeshta me përfaqësues të prokurorisë.(INA)
