Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarë komentoi duke thënë se nuk e komentoj, masën e arrestit shtëpiak dhe kufizimin e lirisë së shprehjes së liderit të opozitës, Sali Berisha.

Kur iu bë pyetja, Rama tha nuk e komentoj, por më pas e komentoi dhe ia faturoi arrestimin Taulant Ballës dhe Erion Veliajt, të cilët i paralajmëroi që të mos gëzohen dhe në panik e sipër lëshon sinjale se këtë nuk e kam bërë unë, por e kanë bërë ata.

Me këtë koment Rama përforcon dy fakte të njohura për të si personazh politik;

1-Frikacak dhe tinëzar i paskrupull

2-Autori i arrestimit të liderit të opozitës, njëlloj si Vladimir Putin në Rusi, sepse nuk guxon të përballet ballazi me kundërshtarin e tij. Edi Rama sot është në panik nga reagimi i popullit opozitar dhe qëllimisht kërkon t’ia faturojë arrestimin e liderit të opozitës, Ballës dhe Velliajt, dy persona që nuk marrin dot as frymë pa lejen e tij, jo më të ndërmarrin nisma të tilla.

Komenti:

 “S’kam asnjë koment, nuk merrem me dikë që është shpallur non grata nga SHBA e kam thënë qysh në krye të herës. Kurrë nuk është fitore e një partie arrestimi i dikujt, të cilësdo parti. Kjo është në parim, partitë fitojnë zgjedhje për të çuar përpara vendin dhe partitë nuk janë organizata luftarake që funksionojnë për të eliminuar kundërshtarët.

Kështu që nuk e shoh si një fitore të Partisë Socialiste apo si një fitore të Erionit apo Taulantit për këmbënguljen në detyrën e tyre.