I dyshuari për të dyja vrasjet është i njëjtë. Sipas një burimi të televizioni Telma, bëhet fjalë për L.P nga Shkupi. Më 22 nëntor, ai rrëmbeu Pançe Zh. (74 vjeç) me origjinë nga Velesi, me të cilin kishte lidhje për shkak të disa minierave të supozuara të arit.

Pançeja u vra dhe automjeti i tij është i njëjti me të cilin vrasësi së bashku me ndihmësit e tij, rrëmbyen 14-vjeçaren Vanja Gjorgjievska jashtë shtëpisë së saj kur ajo shkonte në shkollë. Familja e Vanjës jetonte në banesë të cilën e kishin blerë nga L.P.

Synimi fillestar i rrëmbyesve ishte të kërkonin shpërblim nga prindërit e Vanjës, por fatkeqësisht në orën 10, Vanja u vra me armë. Po të njëjtën ditë, më datë 27, policia ka gjetur veturën e Pançes nga Velesi.

Është djegur në fshatin Brazda, i njëjti me të cilin u rrëmbye Vanja. Trupi i saj është gjetur mëngjesin e sotëm në atarin e Bradës në Shkup. I dyshuari LJ.P nuk ishte i vetëm në krimin e rëndë. Hetimi vlerëson se ai është ndihmuar nga shoferi i tij dhe tre të tjerë për të cilët u kërkua paraburgimi.

Ndryshe, L.P më herët është marrë edhe me media, biznese, ndërsa para dy-tre vitesh, tentoi të formojë edhe parti politike, por që kishte dështuar. (koha.mk)