Deklarata e liderit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, se Gruevski është në komunikim të fshehtë me Qeverinë, dhe se kanë “marrëveshje të pista” rrjedh nga ngjarjet e përditshme”, thotë Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE, për televizionin Telma, përcjell FLAKA.

Lefkov konsideron se intervista e Mickoskit shpjegon mjaftueshëm, më së shumti për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal që u miratuan në Kuvend.

“Kemi edhe informacione të tjera për një takim me Stevo Pendarovskin në krye të shtetit, ku janë takuar Grubi, Osmani, Kovaçevski… dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë ku janë marrë vesh për ndryshime në KP. Simptomatike mbetet se si e gjithë kjo është paraqitur në Kuvend si në përputhje me ligjet evropiane”, thotë Lefkov. FLAKA