Aktivistë të Lëvizjes Besa sot përmes një aktiviteti në zonën e lirë ekonomike në Tetovë kanë ironizuar me fabrikën e Lazim Destanit dhe kompanisë Ecolog për dështimin e ndërtimit të kësaj fabrike nga ana e kompanisë E-Go projekt ky që mori edhe mbështetjen e qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkruan Top24

Aktivistët e Lëvizjes Besa para zonës së lirë ekonomike ku duhej të ndërtohet fabrika e automobilave elektrik dhe ku personalisht Lazim Destani vendosi gurëthemelin e së njejtës, vendosën disa automjete elektrike lojra për fëmij për tu tallur me dështimin e këtij investimi nga Lazim Destani.