Thuajse njejtë kudo që shkon Skender Rexhepi Zejdi. Sot ishte në Dibër dhe nuk mungoi përkrahja ku edhe u themelua dega Dibër e Lëvizjes Populli, informon POPULLI.mk
“FALEMINDERIT DIBËR…
Ishte kënaqësi që ta përmbyllim këtë vit me themelimin e Lëvizjes POPULLI , dega Dibër, komunë kjo e cila gjatë historisë është dëshmuar për ngritjen dhe përhapjen e arsimit shqip.
Urime mikut tim Valdrinit posti i kryetarit të degës. Kjo është përgjëgjësi dhe obligim për angazhimin tonë të përbashkët për një Dibër më të avancuar me standarde europiane, por edhe për një Dibër me krijimin e mundësive dhe projekteve të reja për parandalimin e shpërnguljes së rinisë.
Vazhdojmë me Lëvizjen POPULLI për një ardhmëri më të mirë.”
