Në Berlin po mbahet takim mes shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të procesit të Berlinit, ndërsa shtetin e përfaqëson kryeministri Hristijan Mickoski.
Nikoqiri, kancelari gjerman Olaf Scholz, liderëve të rajonit u tha se BE do të jetë e plotë vetëm kur Ballkani perëndimor do të bëhet pjesë e saj. Sholc i thirri se është koha që të tejkalohen konfliktet e së kaluarës dhe se rajoni duhet të orientohet kah e ardhmja.
Kryeministri Mickoski në rrjetet sociale shkroi se BE duhet t’i përkrahë shtetet që tregojnë pjekuri, vendosmëri dhe bashkëpunim për qëllimin e përbashkët, ndërsa Maqedonia ka bërë shumë në këtë drejtim. Mickoskin e shoqëron shefi i diplomacisë Timço Mucunski, ministri për çështje europiane Orhan Murtezani dhe ministri i brendshëm Pançe Toshkovski.
Sesioni i parë nga procesi dyditor në Berlin ishte për bashkëpunimin ekonomik rajonal.