Listës së zezë amerikane pritet t’i shtohen edhe emra tjerë. Edhe pse mezi pret t’i sheh këta emra megjithatë , zv.kryeministrja për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska thotë se është detyrë e institucioneve tona të veprojnë.

“Emrat që deri tani janë publikuar i kuptoj vetëm si hyrje në procesin e mëtejshëm, megjithatë prapë do të them se detyra kryesore e shtëpisë është e jona. E institucioneve, e liderëve tanë, e të gjithë neve që në të gjitha mënyrat e mundshme të tregojmë se mundemi dhe kemi kapacitet të ndërtojmë një shoqëri dhe institucione që mund të ballafaqohen me çfarëdo problemi”, tha Sllavica Gërkovska, zv.kryeministre për Qeverisje të Mirë.

Gërkovska thotë se janë pikërisht rastet e mosveprimit të institucioneve si në rastin e Merkos të cilat rrisin mos besueshmërinë  e qytetarëve në gjyqësor ndërsa thekson se për menaxhim më efikas korrupsionit në vend është me rëndësi që edhe dënimet të jenë më të larta seç janë tani. /21 Maqedoni