Themelimi i “Frotnit Opozitarë”, krijojë më shumë zhurmë seç pritej, por në aspektin negativ të sajë, ende pa u zyrtarizuar, nga ky grupacion filluan largimet dhe distancimet e zyrtarëve të lartë të partive respektive.

Të njëjtit zyrtarë që tashmë janë larguar akuzojnë se treshja “Mexhiti-Gashi-Kasami” dhe fronti I tyre nuk është i sinqertë.

Analisti Arben Llalla për indeks.mk ka thënë se Mexhiti është “përforcimi” i fundit që i bashkëngjitet dyshes, “Gashi-Kasami” të cilët që nga themelimi i Besës kanë qenë “patericë” e VMRO-së.
Sipas Llallës, “trojka e VMRO-së”, Gashi-Kasami-Mexhiti do të dështojnë keq.

“Prej kohësh me lëvizjet e tyre politike Kasami-Gashi janë lojtar të VMRO-së, që në themelimi i Lëvizjes BESA, ata kanë qenë patericë e VMRO. Analizoni, si u formua, financua, ky grupim politik Kasami-Gashi-Zeka. Këta mendojnë se votuesit, opinion nuk i dijnë se si u themeluan si Lëvizje! Por nga dy, tash u bënë tre, “trojka e VMRO-së”, Gashi-Kasami-Mexhiti do dështojnë keq përballë “Frontit Evropian” të inicuar nga Ali Ahmeti në të cilën u bashkëngjitën ASH dhe LSDM-ja. Mexhiti duhej të vepronte brenda BDI dhe jo jasht saj, themelimi I një partie nga ana e tij tregon se të gjitha veprimet dhe tij lidhen me humbje biznesesh dhe jo parime të drejta, demokratike politike. Në fund treshja Izet-Bilall-Afrim do humbin keq”, ka deklaruar Llalla për indeks.mk.