Politikat ekonomike të Hristijan Mickoskit dhe qeverisë së VMRO-DPMNE-së dështuan, pasi për herë të parë, pas shtatë vitesh rritje konstante, jemi dëshmitarë të rënies së pagës mesatare në vendin tonë – është ulur për 1000 denarë, theksojnë nga LSDM opozitare.

Nga kjo parti sqarojnë se sipas të dhënave zyrtare të Entit shtetëror për statistikë, paga mesatare mujore për të punësuar në korrik të këtij viti ishte 40.961 denarë, ose për 1.000 denarë më pak se paga në qershor, kur ishte 41.939 denarë.

“Në kohën e VMRO-DPMNE-së, në vitin 2015, paga mesatare ishte vetëm 20.853 denarë.Me LSDM-në paga është rritur vazhdimisht. Në vitin 2020 paga mesatare ka qenë 28.294 denarë, në vitin 2022 ka qenë 34.364 denarë dhe në vitin 2024 ka arritur mbi 41.000 denarë. Erdhën VMRO-DPMNE dhe Mickoski dhe pagat filluan të ulen. Është e papranueshme për çdo qeveri që të lejojë një gjë të tillë, veçanërisht kur familjet janë duke luftuar me rritjen ditore të çmimeve”, u shpreh Jovana Trençevska nga LSDM.