Në Daily Click në TV21, deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti tha se respektojnë vullnetin e popullatës maqedonase që këto zgjedhje kanë votuar për VMRO-DPMNE-në por siç thotë, qeveria nuk ka legjitimitet.
“Ne nuk jemi për ta bllokuar këtë shtet. Ne jemi për ta integruar edhe në Unionin Evropian edhe zhvillim sa më të shpejt ekonomik, strategjik me aleatët. Ne kemi deklaruar dhe qëndrimi jonë politik është, përskaj se edhe ai është shkelës i kësaj dhe megjithatë, jemi koshient dhe themi kjo qeveri nuk ka legjitimitet etnik. Ne nuk duam të bëhemi si ata që mos ta respektojmë legjitimitetin e tyre, ne respektojmë legjitimitetin, përcaktimin e popullatës maqedonase që këto zgjedhje ka votuar për VMRO- DPMNE”, tha Bexheti.
