Skopje/ North Macedonia - February 7, 2020: Skopje's building and modernizing plan, called "Skopje 2014" is continuing, and includes improving areas in Macedonia Square, shown here.

E mërkura e ardhshme (23 tetor) do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e RMV-së. Kështu njofton Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinis. Të mërkurën do të shënohet Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase.

“Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 23 tetor 2024 (e mërkurë), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

“Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë uron qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase”, thuhet në njoftim.